
OZONOLIMIT.AL
Teknologjia më inovative Ekologjike dhe Ekonomike

Përdorni ozonin në shtëpitë tuaja për tu dezinfektuar nga viruset dhe mikrobet por sidomos ushqimet, frutat, zarzavatet, mishin, peshkun, etj.Mund të blini pranë nesh aparatet e ozonit online me cmime të favorshme ose mund te kryeni shërbimin e higjenizimit nga personeli ynë me aparate profesionale.
Nëse dëshironi të merrni më shumë informacion në lidhje me shërbimet tona rezervoni një telefonatë ose dërgoni një mesazh në whatsapp në: 068-6182101 - Tiranë
OZONI
Ozoni është një gaz natyror shumë i paqëndrueshëm, i përbërë nga oksigjen trevalent (O3) me një fuqi të madhe oksiduese.
Në fakt është në gjendje të degradojë dhe eliminojë çdo element ndotës ose të dëmshëm si mikrobet në përgjithësi, bakteret, viruset, merimangat, insektet, sporet, myqet, kimikatet e dëmshme, tymin dhe erërat, të gjitha në një mënyrë krejtësisht natyrale.
NEUTRALIZON BAKTERET DHE VIRUSET
Falë vetive të tij, ozoni dezinfekton, oksigjenon dhe rigjeneron ajrin që thithim. Eliminon mbi 99.00% e baktereve, mykut, kërpudhave, majave, polenit, merimangave dhe inaktivizon viruset. Përvec banesave, zyrave, shkolla, studjo, palester, etj. e përdorim në mirmbajtjen absolutishtë të higjenizuar në ambjentet e serave, depove dhe sidomos të magazinave ushqimore si fruta perime me rrezik bakterizimi nga dekompozimi.
ELIMINON AROMAT E KËQIJA
Ai pastron ajrin duke eliminuar aromat e pakëndshme të tymit, ushqimit, djersës, dekompozimit, mykut dhe bojës. Molekulat e ozonit "sulmojnë" dhe neutralizojnë grimcat që shkaktojnë erë të keqe, duke lënë në vend të tyre një ndjenjë të këndshme pastërtie dhe një ajër të rigjeneruar. Këshillohet përdorimi i tijë në rast djegje banesash, zyrash, depo magazina etj. Eliminojmë aromën e 'rëndë' të tymit të duhanit nëpër ambjentet e punës dhe sidomos në automjete të cdo lloji.
VRET INSKETET INFESTUESE
Është një super neutralizues natyral kundër mizave, mushkonjave, pleshtave, buburrecave, milingonave,çimkave, tenja dhe brejtësit e vegjël. Parandalon përhapjen e tyre, sepse eliminon bakteret që janë shkaku i shumëzimit..
EKOLOGJIKE
Dezinfekton në mënyrë perfekte pa pasur nevojë për aditivë dhe detergjentë kimikë, duke përfituar nga forca e tij natyrale oksiduese. Pasi të përfundojë trajtimi, ozoni do të kthehet në oksigjen pa lënë mbetje toksike ose kimike.
EFEKTIVE
Dihet se ozoni është agjenti dezinfektues më efektiv kundër alergeneve dhe patogjenët e pranishëm në ajër dhe ujë, kryesisht edhe pastrues kimik. Duke qenë një gaz më i rëndë se ajri,përhapet në mjedis në mënyrë kapilare.
I NJOHUR
Në Shqipëri trajtimi me ozon akoma nuka ka marrë përparsinë që duhet. Në Itali, trajtimi me ozon u njoh si një "aksion natyror" për sterilizimin e mjediseve të kontaminuara nga bakteret, viruse, spore, etj. nga Ministria e Shëndetësisë me prot. n. 24482 datë 31.07.1996 dhe "agjent dezinfektues dhe dezinfektues në trajtim të ajrit dhe ujit " me CNSA prej 27 tetor 2010.
https://www.salute.gov.it/imgs/C_17_pubblicazioni_1514_allegato.pdf
SHËRBIMI
OZONOLIMIT.AL është shërbimi shqipëtar kushtuar higjenës së të dy mjediseve: ambjenteve në punë dhe ato për përdorim privat.
Higjenizimi bëhet gjatë kohës së mbylljes së biznesit, duke ju lejuar kështu të mos humbni qoftë edhe një minutë punë ndërsa në shtëpi është e mundur të vendosni kohën tuaj më të mirë dhe ta planifikoni sipas nevojave tuaja.
Në këtë shërbim kemi katër faza të cilat janë:
1. Testimi i ngarkesës mikrobike (baktere, viruse) i ambjentit nëpërmjet tamponëve ambjental dhe aparaturave bio-elektronike të standartizuara sipas Komunitetit Europian 2022. Regjistrimi elektronik i këtyre të dhënave.
2. Prodhimi i gazit të ozonit nëpërmjet aparaturave profesionale.
3. Eleminimi i ngarkesave mikrobike në ambjentin ku vepron ozoni dhe shëndrrimi i tij nga O3 në oksigjen O2.
4. Testimi dhe njëherë i ngarkesës mikrobike (baktere, viruse)i ambjentit nëpërmjet tamponëve ambjental dhe aparaturave bio-elektronike. Regjistrimi elektronik i këtyre të dhënave.Krahasimi i rrezultatit të arritur.
PËRPARËSITË
Ruajtja e shëndetit për ju, për familjarët dhe punonjësve tuaj.
Rritja e produktivitetit të biznesit.
Reduktimi i ditëve të sëmundjes.
Parandalimi nga infeksionet e rrezikshme dhe pasojat e tyre.
Nuk ka sprucim, nuk lë njolla, hyn kudo, super i shpejte, bio dhe ekonomik.
KOHËZGJATJA E NDËRHYRJES
Trajtimi në ambjentet e punës zgjat 3 deri në 6 orë dhe rekomandohet të bëhet sa herë që masim nëpërmjet analizës ambjentale nevojën për ta përsëritur.
Ndërsa për ambjentet e shtëpisë rekomandohet mesatarisht një herë në dy a tre muaj gjithmonë në vartësi nga intensiteti i prezencës së Covidit në familje, numrit të familjarëve, moshave të vogla apo personave me probleme me shëndetin.
Me shërbimin tonë ju do të rrisni shkallën për një mbrojtje parandaluese më të lartë me një gamë përfshirëse me 360°.
KOSTO
Tarifat e aplikuara janë në raport me sipërfaqet e trajtuara, volumin, shkallën e higjenizimit,të dezifenktimit dhe intensitetin kalendarik apo ciklet në rast të një marrëveshje/kontratë disa mujore ku garantohet cilësia e higjenës në vazhdim.
Përpara cdo trajtimi do të ketë një ilustrim konkret se si do të operohet në ambjentin që do të trajtojmë, sa kohë do të duhet për cdo dhomë, lulet dhe kafshë nëse ka që duhen spostuar etj.
Sa më i lartë të jetë niveli i higjenës aq më e garantuar do të jetë jeta jonë.
Jeto më mirë i garantuar me OZONNOLIMIT.AL
068 618 21 01
Tiranë
